Policia në Prizren konfiskon BMW XM me targa zvicerane – shoferi kishte 114 gjoba

102
fresco

Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë BMW XM me targa zvicerane në Prizren, pasi drejtuesi i saj u kap duke qarkulluar me 77 km/h në zonë me kufizim prej 50 km/h.

Gjatë verifikimit, është konstatuar se shoferi ishte nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik, ndërsa automjeti u konfiskua në bazë të nenit 246 të Ligjit për Trafikun Rrugor.

Atij iu shqiptua një gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.
Nga të dhënat e sistemit SIPK, rezulton se i njëjti person ka 114 gjoba të evidentuara, prej të cilave 18 në dy vitet e fundit, përfshirë disa për drejtim të mjetit gjatë ndalesës.

Policia njoftoi se do të informohen edhe autoritetet zvicerane lidhur me rastin.

Comments