Policia ‘në Terr’ për Arrestimin e Nehat Thaçit

165
Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

 

Moebel THEMA

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, thotë se Thaçi ka qenë në një udhëtim privat, ndërsa Policia ka kërkuar përmes EULEX-it që autoritetet serbe t’i japin arsyet e arrestimit të tij.

Policia e Kosovës thotë se nuk i di arsyet pse drejtori rajonal i policisë për Mitrovicën e Jugut, Nehat Thaçi, është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit.

Thaçi është ndaluar në pikën kufitare Kosovë- Serbi, te Dheu i Bardhë, pak pas mesnatës

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, thotë se Thaçi ka qenë në një udhëtim privat.

“I njëjti ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore ai është arrestuar”, tha Hoxha.

Ai tha se policia ende nuk i di arsyet e arrestimit të Thaçit.

“Nuk kemi asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë përmes autoriteteve kompetente EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij”, tha zëdhënësi Hoxha.

Comments