Policia në Zvicër arreston 11 kosovarë për qëndrim ilegal



Njëmbëdhjetë kosovarë janë arrestuar në Kussnacht am Rigi të Zvicrës për “qëndrim ilegal” atje.
Kjo ka ndodhur pas një aksioni të policisë, ku ndaluan 70 automjete dhe kontrolluan 185 persona, transmeton Koha.net.
Njëmbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë pasagjerët e një automjeti kanë rezultuar të jenë pa dokumente dhe se po qëndronin ilegalisht në Zvicër.
Ministrja e Drejtësisë në Zvicër, Simonetta Sommaruga edhe më parë ka ngritur problemin e emigrimit masiv të kosovarëve në Zvicër. E numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër llogaritet të jetë rreth 180 mijë njerëz, duke qenë një nga komunitetet më të mëdha atje.