Policia ofron shpërblim 10.000 euro për ata që “gjejnë” sulmuesit e Kuvendit

169
Policia ofron shpërblim 10.000 euro për ata që “gjejnë” sulmuesit e Kuvendit

Policia e Kosovës ka vendosur të ofrojë shpërblim 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të enjten në mbrëmje në rrugën “Agim Ramadani”, ndodhi sulmi me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia si dëshmi që mund të nderlidhen me rastin ka gjet një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi, gjithashtu në rrugën “1 tetori” është gjet një motoçikletë e cila ishte duke u djegur si dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë perdorur nga të dyshuarit.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të këtij sulmi sa më parë që të jet e mundur.

Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejt të kryersve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për rastin.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të këtij akti dhe ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Comments