Policia porosit tetovarët: Me 16, 17, 18 dhe 21 të këtij muaji do të ushtrojmë me armë, mos u frikësoni

86

Moebel THEMA

policia4

Sektori për punë të brendshme në Tetovë i njoftoi qytetarët e rajonit të Tetovës se me datat 16,17, 18 dhe 21 të këtij muaji në gjuajtjen ushtarake “Erebino” do të zbatohet ushtrimi i parë i zyrtarëve policor që do të nis në orën 8 e 30 min, transmeotn TetovaSot.

Zyrtarët policor do të gjuajnë me armë personale dhe formative dhe për shkak të kësaj apelohet deri te qytetarët që pa nevojë të mos shqetësohen dhe frikësohen, por edhe të mos lëvizin në afërsi të gjuajtjes ushtarake.

Sektori për punë të brende në Tetovë pret kuptim të plotë nga qytetarët për këtë aktivitet të planifikuar dhe të rregullt dhe pa përjashtime deri në fund t`i respektojnë udhëzimet e dhëna.

Comments