Politikanët serbë: Të ngrihet urgjentisht një mur me Maqedoninë

148
fresco

midle
politikan

Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq i ka bërë thirrje qeverisë serbe që urgjentisht të marrë një vendim për ngritjen e murit në kufirin me Maqedoninë, shkruajnë mediat serbe, transmeton KosovaPost.

 “Në vend që të përgjigjet, Brukseli po e strukë kokën në rërë si struci, dhe po i tregon botës se nuk ka forcën apo kapacitetin për tu përballur me rritjen e krizës migrimit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo parti.

Sipas Popoviq, qeveria serbe nuk duhet të mbështet më në  BE  të dobët dhe të hutuar, por duhet të fillojë të ndjekë  një politikë të pavarur të emigrantëve, duke ruajtur integritetin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të Serbisë. Ai tha se emigrantët në Serbi janë duke u bërë çdo herë e më të rrezikshëm dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve serbë.

“Prandaj, unë kërkojë që autoritetet të marrin të gjitha masat për të ndaluar fluksin e pakontrolluar të emigrantëve në Serbi, si dhe për të gjithë emigrantët të cilët janë aktualisht në Serbi menjëherë të deportohen, si do të dëbohen të gjithë personat në territorin e vendit tonë, pa dokumentacionin e duhur “, thuhet në deklaratën e Popoviq.

Comments