Politikani hungarez: “Koka derrash në gardhet kufitare për të trembur refugjatët”

293

Mesa duket vendosja e dordolecëve në gardhet kufitare të Hungarisë për të trembur refugjatët, nuk është e mjaftueshme dhe vendosja e kokave të derrave do të ishte një pengesë edhe më e mirë, kjo sipas një deputeti hungarez të Parlamentit Europian.

Deklaratat e politikanit hungarez, Gyorgy Schopflin, në Twitter kanë shkaktuar një breshëri kritikash dhe komentesh të hidhura online, raporton “RT”.

Schopflin, i cili përfaqëson partinë në pushtet Fidesz në Parlamentin Evropian, ra “dakord” se kokat e derrave do të pengonin emigrantët në mënyrë më efektive.

Të premten, drejtori i “Human Rights Watch”, Andrew Stroehlein, dënoi vendosjen e dordolecëve mbi gardhet kufitare si përpjekje për të trembur refugjatët.

Stroehlein tha gjithashtu se ishte absolutisht e papranueshme për një deputet europian që të dilte me një propozim të tillë.

Comments