Poposki: Kjo do të jetë një fitore kyçe për dalje nga kriza politike

205
fresco

midle
poposki-1-640x346

Kjo fitore do të jetë kyçe dhe e një rëndësie të veçantë që ta tejkalojmë krizën dhe kjo garniturë fituese të vazhdoje me realizimin e projekteve, me sjelljen e investimeve të huaja dhe uljen e pa punësisë, deklaroi ish deputeti Nikolla Poposki në një tubim të VMRO-DPMNE-së, transmeton TetovaSot.

‘Fitorja e parë kyçe do të jetë me 11 dhjetor, pasi që do të duhet që të vendosim se kujt do t`ia japim besimin në këto momente të rënda historike, nëse ky është Nikolla Gruevski, lista e VMRO-DPMNE-se dhe koalicionit për Maqedoni për të mirë ose do t`ia lëmë të ardhmen një ekipi të njerëzve që shumica prej tyre kanë probleme që të ndërtojnë lista e të mos flasim të ndërtojnë shtet, kjo është dilema. Të dalim të votojmë dhe pastaj qetë në ditën e ardhshme t`i presim rezultatet dhe se ky ekip të fitoje shumicën prej 63 deputetëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Nikolla Poposki.

Comments