POPOSKI U TAKUA ME DELEGACIONIN E APKE-SË PËR VLERËSIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE

149

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot u takua me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për vlerësim të fushatës zgjedhore dhe gjendjes politike në Maqedoni.

Delegacioni i APKE-së, në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 11 dhjetor të vitit 2016, është udhëhequr nga i dërguar austriak Stefan Shenah.

Në takim, ashtu siç citohet në kumtesën e MPJ-së, janë këmbyer mendime për zgjedhjet e ardhshme dhe pritjet nga ato. Janë këmbyer  pritje për proces të mirë zgjedhor dhe është theksuar vlera e zbatimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Poposki, ashtu siç theksohet, i ka përsëritur përvojat pozitive nga monitoringu i shumë cikleve zgjedhore në të kaluarën  nga ana e organizatave ndërkombëtare relevante dhe në këtë kontekst e ka theksuar rolin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Comments