Urim SALIHU
Ju nuk e pyetët popullin si i përballoi stuhisë politike që e krijuat ju.Nuk e pyetët fare popullin si u dergj deri në këtë pikë.Si u nënshtrua përpara urdhërave të politikës suaj kryeneqe.
Ju e bëtë të vuajë popullin kaq shumë, e tmerruat, e detyruat të hesht.Ju e bëtë popullin të dëgjueshëm , e bëtë t’ju shikojë si perandorë, t’u shikojë si të paprekshëm dhe të ketë frikë nga ju, urdhërat tuaj të prera dhe nënshtruese.
Ju e bëtë popullin të nënshtrohet përpara njerëzve banditë që udhëhiqnin me fatet e të përkryerve që nuk i afroi politika juaj.Ju zgjodhët drejtorë, ministra, zëvendës, shefa, kryeshefa me biografi të dyshimtë ndonjëri prej tyresepse ishin të dëgjueshmit tuaj, por ishin të preferuarit tuaj sepse ishin servilët tuaj dhe zbatonin ato që ua thonit ju tek njerëzit hallexhinj, të varfëruar, të shkelur deri në nënshtrim, të kapitulluar në të gjitha mënyrat .
Ju e detyruat popullin të ndjejnë goditjet fatale .Dhe kur e shtritë përdhe me pushtetin tuaj, atëherë përse kërkoni shpëtim nga populli.
Aq më keq përse tentoni ta shfrytëzoni atë kur jeni nën grahmat e fundit të pushtetit.Aq më keq kur me dashje ose pa të jeni duke tentuar t’a gjakosni atë në luftë civile.
Pas gjithë këtyre sakrificave a e meriton ky popull edhe të vdesë për kauzat tuaja politike.
Ju e kuptoni shtetin një mbretëri kur vetëm një palë duhet ta shfrytëzojë atë, pala tjetër duhet të jetojë e shtrydhur, e robëruar.
Ju e kuptoni pushtetin që t’a mbashë atë dhe ta quash kauzë është t’i shtypësh dhe mos u japësh të drejta shqiptarëve .Në këtë mënyrë shteti mbrohet në të kundërtën ai rrezikohet?!
Populli nuk duhet të bie në grackat e këtij manipulimi, as shqiptarë e as maqedonas.Ne kemi nevojë për të jetuar.Nuk kemi nevojë për gjakderdhje.