Poroji dhe Xhepçishti sot u ngritën në këmbë dhe për 3o minuta resht bllokuan rrugën rajonale Tetovë Jazhincë. Banorët përmes protestës shprehen revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror për moszgjidhjen e problemit me Lumin e Porojit i cili pas çdo reshje shiu rrezikon jetën dhe pronën e banorëve të këtyre dy fshatrave. Ata porositën përfaqësuesit e tyre politik që të mos shfaqen para kamerave sa për fotografi por ti përveshin mangët dhe të punojnë për zgjidhje afatgjate të këtij problemi të kamotshëm.
“Nuk e di sa raporte kemi përgatit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e lumit, kurrë nuk është marr ndonjë masë për sanimin e dëmeve të këtij lumi. Ne do vazhdojmë derisa të vetëdijesohet pushteti dhe të merr masa për sanimin e pasojave”.
“Duket sheshazi se këtu nuk është punuar dhe nuk është ndërmarrë asgjë serioze, si duket tëq zgjedhurit, përfaqësuesit tanë mendojnë vetëm për zgjedhjet dhe emërimet. Zgjedhje dhe emërime le të ketë por ta dinë se duhet ti kryejnë edhe detyrat dhe obligimet që u përkasin”.
“Pas dore nga pushteti jemi të lënë gati 100 vjet, por sot na ka ardh mundësia se përpara s`kemi guxuar të ngremë kokën, vetëm me premtime na kanë mashtruar”.
Kreu i Bashkësisë lokale të fshatit Poroj, Sulejman Ramadani shprehet se protesta do të vazhdoj deri në zgjidhjn e plotë të kësaj çështje. Rruga rajonale Tetovë Jazhincë do të bllokohet edhe ditëve në vazhdim.
Siç mund të shihni ata nuk e kanë pastruar shtratin e lumit e lene më masa afatgjate. Gjendja momentale është shumë më e rrezikshme se para vërshimeve. Dëmshpërblimi i bujqve as që ka filluar si proces. Ne nuk kërkojmë lëmoshë por kërkojmë që autoritet përgjegjëse ta kryejnë punën për të cilën vet u zotuan. Nëse pushteti qendrorë dhe ai lokal nuk marrin masa përkatëse, ne do të vazhdojmë me protestat tona- deklaroi Sulejman Ramadani. Kryetar i BL Puro.
Fshati Puroj dy muaj më parë dy herë u përfshi nga përmbytjet, si pasoj e të cilave mbeti i ndarë në dy pjesë, me probleme në ujësjellës dhe me dëme të mëdha në bujqësi. Këtë fshat, vetëm, dy ditë pas përmbytjeve e vizituan Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja Teuta Arifi, me ç`rast edhe premtuan intervenim të shpejtë për kthimin në normalitet të fshatit, por deri më tani siç shprehen banorët premtimet e tyre mbetën vetëm premtime./alsat-m
Comments