
Deputetët e Partisë Demokratike, deri në protestën e 18 shkurtit do të braktisin komisionet parlamentare për tu përqëndruar në zonat e tyre elektorale.
Burimet i thanë Ora News se në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ka kërkuar deputetëve anagazhim maksimal për të organizuar dhe mbledhur sa më shumë qyetarë ne bulevard para kryeministrisë mesditën e 18 shkurit.
Nga bojkoti përjashtohen vetëm deputetët pjesë e komisioneve hetimore, të cilët do të jenë prezente në mbledhje.
Vetë Basha në kuadër të protestës, ka nisur një tur takimesh me qyetarë dhe strukturat në Tiranë dhe rrethe.
/Oranews.tv/