Portieri i Ajax pret me padurim ti bashkohet Barcelonës 

153

 

Moebel THEMA

dkfkdfk-650x358

Zëvendësuesit të Claudio Bravos te Barcelona, Jasper Cillessen, nuk po i pritet kalimi në ‘Camp Nou’. Portieri holandez i ka kërkuar Ajaxit që t’i mundësojnë kalimin sa më shpejtë te Barcelona, pas arritjes së marrëveshjes.

Sipas asaj që shkruajnë mediet në Spanjë, Ajaxi i ka kërkuar portierit që të qëndrojë së paku deri të mërkurën, kur zhvillojnë ndeshjen e kthimit në play-offin e Ligës së Kampionëve, ndaj skuadrës ruse, Rostov.

Dihet se fituesi i këtij takimi, siguron fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe Ajaxi po tenton të bind portierin që të qëndrojë edhe për këtë ndeshje.

Barcelona do t’i paguaj Ajaxit për kartonin e Cillessen 12 milionë euro.

Comments