Portieri i talentuar shqiptar kalon te skuadra italiane
19-vjeçari Elezaj, i formuar në akademinë e Juventusit, në vitet e fundit ka qenë te Pro Verçeli dhe te Sliema Uanderers në Maltë. Ai ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Shqipërisë duke dhuruar paraqitje më se pozitive.
Portieri gjendej prej disa ditësh në provë te Perugia, ku ka bindur stafin teknik të skuadrës.
Si rrjedhojë, është vendosur që ia të mbetej pjesë e kësaj skuadre dhe të nënshkruante një kontratë profesionisti.
Klubi ka konfirmuar sot se Elezaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me të drejtën e rinovimit të saj edhe për dy sezone të tjera.