Postat e Maqedonisë kërkojnë 100 punëtor me pagë mesatare prej 22.923 den

250

100-vende-pun-euml-n-euml-postat-e-maqedonis-euml_hd-780x439

Posta e Maqedonisë ka shpallur konkurs për mbi 100 vende pune në nivel republikan. Posta e Shkupit ka nevojë për një sekretar përmbarues, me arsim sipëror, qoftë ajo fakultet juridik, ekonomik, filologjik apo dicka të ngjashme, të njohë një gjuhë të huaj, me ose pa përvojë pune, ndërsa paga bazë do të jetë 22.923 denarë.

Një administrator, të ketë të paktën arsimim të mesëm, si gjimnaz apo shkollë ekonomike, me ose pa përvojë pune, paga fillestare 16.511 denarë.

Dy bashkëpunëtorë për kuadër dhe arsimim, të kenë të kryer fakultet juridik, me ose pa përvojë pune, me pagë fillestare 23.381 denarë.

Një vozitës direksioni, me arsim të mesëm, të ketë kategorinë B, C apo E të vozitjes, paga do të jetë 16.969 denarë.

Dy bashkëpunotë adimistratorë në sistemin e informatikës, një bashkëpunëtorë programues, të kenë të kryer fakultetin e informatikës apo matematiko-natyror, me pagë fillestare 23.381 denarë.

Comments