Potencialet turistike të Maqedonisë prezantohen në Panairin në Turqi

154

Potencialet turistike me të cilat disponon Maqedonia janë prezantuar para përfaqësuesve nga industria turistike nga më shumë se 80 shtete të cilat marrin pjesë në Panairin EMITT që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Në Panair, i cili është njëri nga më të mëdhenjtë dhe më të vizituarit në Evropë, Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit i promovoi natyrën, kulturën dhe monumentet otomane në Maqedoni, si dhe traditën dhe vizitat turistike të qyteteve të Maqedonisë.
Delegacioni i Agjencisë realizoi takime të shumta me përfaqësues të tur-operatorëve dhe kompanive të njohura të cilat veprojnë në fushën e turizmit siç janë „Pegasus“, „Istanbul Yildiz“, „Sesa Travel“, „Tursab“…
Stenda e Maqedonisë, siç informojnë nga Agjencia për Mbështetje të Turizmit, e kanë vizituar edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nabi Avci dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Turistike Botërore, Taleb Rifai të cilët kanë shprehur kënaqësi nga pjesëmarrja e Maqedonisë në Panairin dhe i kanë potencuar bukuritë e saj natyrore, duke i ndarë përshtypjet personale. Stenda e Maqedonisë është vizituar edhe nga ambasadori i Maqedonisë në Turqi, Zhivko Mucunski, konsulli i Maqedonisë në Turqi, Sinisha Ivankoviq si dhe promotori ekonomik i Maqedonisë, Filiz Veli.
Në stendën e Maqedonisë në Turqi, bashkë-egzibitorë janë tur-operatorët e Maqeodnisë Bademtur, Gjeneral Turist, Fibula, Ballkantime dhe Vardar Ekspres.

Comments