PPD do të mbështes kandidatët për deputetë të diasporës
Partia për Prosperitet Demokratik do të mbështes kandidatët e diasporës nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e 11 dhjetorit
Në prononcimin ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Zejnulla Salihi nga omisioni për informim i PPD-së, thotë se për Partinë për Prosperitet Demokratik poqese është një kandidat i vetëm nuk është e rëndësisë ngjyra partiake sepse ai do të paraqesë diasporën e unifikuar dhe me siguri se do ta mbështesim.
“Është e rëndësishme opinionit ti thuhet e vërteta se për shkak të paraqitjes së numrit të vogë të qytetarëve të rregjistruar për votim në diasporë gjasat për fitore janë asgjë sepse nuk të paraqiturit e tërësishëm ne nuk disponojmë me të dhëna sa janë shqiptarë dhe sa do të motivohen të dalin në zgjedhje ditën e votimit”, thotë për Agjencinë e Lajmeve Flaka Zejnulla Salihi nga Komisioni për informim i PPD-së.
Ndryshe, Partia për Prosperitet Demokratik dje në KSHZ e dorëzoi Listën e kandidatëve për deputetë në Njësinë zgjedhore 6 (gjashtë).Më qëllim të ruajtjes së mospërimtësimit të votës shqiptare PPD në njësitë ku ka më pak ndikim elektoral si në Njësitë 1, 2 dhe 5 PPD do të mbështesë kandidatët e partive politike me të cilat do të kontraktojë marrëveshtje për mbështetje elektorale.PPD edhe njëherë shpreh keqardhjen e saj pse partitë politike opozitare shqiptare nuk gjetën gjuhë të përbashkët për dalje në zgjedhjet e parakohëshme si një bllok opozitar. PPD në këtë drejtim e dha kontributin e saj maksimal duke mos kushtëzuar me asgjë paraqitjen me lista të përbashkëta të bllokut opozitar por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.