PPD-ja zgjodhi kryetarin e degës së Gostivarit

208

Moebel THEMA

 

Mbrëmë në lokalet e Pallatit të kulturës në Gostivar Dega e Partisë për Prosperitet Demokratik shqyrtoi aktivitetin partiak midis dy kongreseve , zgjodhi anëtarët e Kuvendit të degës, anëtarët e kryesisë së degës dhe këshillat nimsëtare për formin e forumit rinor dhe  shoqatës së grave pranë PPD-së.

Kuvendi rrizgjodhi për kryetar të Degës së PPD=-së në Gostivar  BEQIR BEIQIRIN ndërsa për nënkryetarë Arb Saliu,  Bujamin Bilalli  dhe sekretar të degës Selam Elmazi.

Kryetar i Këshillit nismëtar për formimin e forumit rinor Vesar  Abduli  ndërsa Lumnije Useini Lindita Useini dhe Arjeta Osmani  anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e Shoqatës së grave.

Kuvendin e Degës së PPD-së në emlr të LR-PDSH-së e përshëndeti Zudi Xhelili i cili foli shkurtimisht për nevojën e basshkëpunimit ndërpartiak para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit 2016.

Kuvendit të Degsë së PPD-së iu drejtua edhe kryeztari i PPD-së ABDYLHADI VEJSELI i cili duke bërë një historik të sjkuar për të kalarëne PPD-së foli  për situatëne vështirë ekonomike, politike, sociale e ulturore në të cilën gjinden tash shqiptarët si dhe për rrugët që ata duhet ti ndjekin për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më të lumtur.

Në pyetjet e të pranishmëve rreth nevojës së faljes së borxheve të qytetarëve dhe subjekteve ekonomike nga ana e shtetit zoti Vejseli theksoi se nxjerrja e qytetarëve nga lloçi i madh që kjo qeverisje dhjetëvjeçare i ka zhytur është obligim permanent  i PPD-së ashtu siç është obligim edhe krijimi i kushteve për amnestinë e të burgosurve të rasteve të montuara politiko-policore-gjyqësore të MONSTRES, SOPOTIT dhe BRODECIT.

Comments