PPD mbrëmë shpalosi platformën në Sellcë dhe Llacë
Mbrëmë Partia për Prosperitet Demokratik e shpalosi platformën e saj zgjedhore përpara banorëve të fshatrave Llacë dhe Sellcë.
Të pranishmëve platformën ekonomike e sociale ua shpalosi anëtari i listës numër 2 në njësinë zgjedhore 6 Muhamed Halili përderisa platformën politike Abduladi Vejseli, kryetar i PPD-së dhe njëkohëisht bartës i listës në këtë njësi zgjedhore.
Muhamed Halili theksoi se pakoja sociale përmban mbrojtje të fëmijëve, nënave ,të moshuarve, personave me nevoja të posaçme, njerëzve të pastrehë, kujdesi ndaj nënave etj.
Për realizimi e kësaj platforme PPD do të angazhohet për tatime shtesë lojërave me fat, tatime shtesë kazinove të cilat duhet të dislokohen nga hapsirat e qyteteve dhe vendosen lagr vendbanimeve, tetime prodhimeve luksoze etj.
Në fjalën e tij bartësi i listës zgjedhore në Njësinë zgjedhore 6 dhe njëkohësisht kryetar i PPD Abduladi Vejseli theksoi se PPD e sakrifikoi interesin e saj politik në të kaluarën duke e vënë atë në funksion të interesit kombëtar. Kësaj rradhe,theksoi ai, shqiptarët duhet me dinjitet tu thonë ndal keqpërdorimeve të ndryshme që koalicioni aktual ia bëri buxhetit të shtetit duke dëmtuar xhepat e qytetarëve dduke votuar parti të luftojnë këto të këqia dhe në rradhe të parë PPD-në sepse ne jemi alternativa e zgjidhjes së drjtë të problemeve të akumuluara me vite duke e varfëruar shqiptarin deri në paskaj.
Në fjalimin e tij Vejseli i porositi të pranishmit që të votojnë me dinjitet dhe tu ikin zënkava parazgjedhore sepse grindjet ndërshqiptare nuk e zgjidhin pronblemin por vota e lirë dhe demokratike.
Është rradha që pas 15 viteve, shtloi më tej Vejseli që shqiptarët tëbëjnë dallimin: të votojnë parti dhe opsione politike që duan tël pasurohen nga politika duke vjedhur pasurinë e popullit apo ti japin politikës rrugë dhe alternativa për të dalur nga kriza, do të thotë ta pasurojnë politikën.