PPD me aktivitete në Çegran | FOTO



Mbrëmë në fshatin Çegran, komuna e Gostivarit pas një pushimi mbi dhjetëvjeçar u rithemelua nëndega e PPD-së për këtë fshat me ç’ rast kryetar i nëndegës u zgjodh zoti BUJAMIN BILALLI jurist i diplomuar.
Në tubim morën pjesë funksionarë të lartë të Degës së PPD-së në Gostivar dhe zoti Musli Ferati kryetar i Degës në Tetovë.
Beqir Beqiri kryetar i Degës në Gostivar para të pranishmëve shprehu besimin e tij se kjo nëndegë së shpejti do të masovizohet sepse do të udhëhiqet nga gjenerata e re e PPD-së e cila ka edukimin e duhur profesional dhe politik si dhe vullnetin për tu marrur me politikë.
Hajredin Kaza zavendës kryetar i PPD-së në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia deri më tash i provoi shumë modele të zhvillimit demoratik dhe përfundoi në shtet unitar dhe federatë partiake ku institucionet partiake i kanë zavendësuar institucionet kombëtare e shtetërore prandej opcioni ynë në të ardhmen duhet të jetë realizimi i vullnetit të popullir shprehur në referendumin e 11-12 janarit për autonomi territoriale e politike brenda shtetit të Maqedonisë.
Nga tubimi iu bë ftesë intelektualëve të cilët janë afirmuar në gjiun e PPD-së si dhe të gjithë të tjerëve që kanë aftësi dhe vullnet në rikthimin e lirisë dhe vlerave demokratike në vend, (duke mos ua mohuar të drejtën e zgjedhjes së opcionit politik)të kthehen në gjiun e nënës së tyre politike PPD-së ose poqese kanë averzion ndaj emrit që i afirmoi ose personave që për këtë çast udhëheqin me te,, të tkhehen në gjiun e partive tjera politike shqiptare dhe të jepin kontributin e tyre për liri, mirëqenie scciale e ekonomike. Fjalimet kundër diktaturës në Strumicë dhe në tubimet e Revolucionit laraman nuk ua kthejnë lirinë e humdur shqiptarëve.
Në ndërkohë kryetari i PPD-së Abdylhadi Vejseli në Tetovë pati një takim me intelektualë të paangazhuar dhe aktivistë të hershëm të PPD-së.