PPD shpalosi platformën zgjedhore në Urviç të Tetovës

Partia për Prosperitet Demokratik mbrëmë e shpalosi platformën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare 2016 para banorëve të fshatit Urviç rrethina e Tetovës. Para banorëve të këtij fshati platformën e shpalosën Muhamed Halili kandidati numër 2 i Listës zgjedhore nr. 6 dhe bartësi i listës zgjedhore dhe njëkohësisht edhe kryetar i PPD-së Abduladi Vejseli.
Muhamed Halili u përqëndrua në platformën sociale, ekonomike, shëndetësore e arsimore të PPD-së me e në ndërmarrjen e masave për zbutjen e varfërisë së madhe që i ka kapluar qytetarët e vendit .
Ndërkohë, bartësi i listës dhe njëkohësisht kryetar i PPD-së Abduladi Vejseli theksoi se PPD del ballëlartë dhe faqebardhë para zgjedhësve dhe fill për këtë populli edhe e adhuron sepse ajo nuk i ka keqpërdorur paratë e popullit dhe institucionet e shtetit dhe tash me zhgënjim i ndjek trendet negative dhe është duke skicuar shtigje për rrugëdalje nga kjo krizë e thellë morale, politike, arsimore, shëndetësore e ekonomike.