PPD takime me banorët e Orashës, Pallaticës dhe Reçicës madhe

171
fresco

 

midle

– Karvani i PPD-së dje shpalosi plaztformën parazgjedhore  në fshatrat Orashë e Epërme, Pallaticë dhe Reçicë e Madhe. Banorëve të këtyre fshatrave platformën parazgjedhore ua shpalosi bartësi i listës zgjedhore të njësisë 6 dhe kryetar i kësaj partie Abduladi Vejseli. Ai të pranishmkit i njoftoi se platforma e PPD-së përveç komponentës sociale e ekonomike e përmban edhe komponentën kombëtare.

PPD-ja,theksoi ai, do të rikthejë në gjykim të sërishëm të gjitha proceset e montuara politike  përfshi edhe amnestimin e të burgosurve politikë të proceseve të montuara “Monstra” ,”Sopoti” dhe “Brodeci” . Ai një pjesë të fjalimit të ti në Orashë të Epërme ia përkushtoi edhe gjendjes së rëndë ekonomike e sociale në të cilën gjindet popullata në Maqedoni e në veçanti popullata shqiptare.

Në një bisedë interaktive banorët e fshatit u ankuan për pozitën e rëndë ekonomike të fshatit Orashë e Epërme në komunën e Jegunovcës ku infrastruktura shkollore është në gjendje katastrofale kurse shkolla e fshatit ku të gjithë janë shqiptarë ende mban emërtimin maqedonas.

Comments