PPD thirrje për bashkimin e forcave opozitare

Dje në fshatin Tërnovë të Gostivarit Partia për Prosperitet Demokratik mbajti tubim me banorët e këtij rrethi me ç’rast u informua nga ata për kushtet tejet të vështira ekonomike e sociale dhe ditët e varfërisë ekstreme me të cilën ballafaqohen ata, krizë më e rëndë ekonomike brenda tre decenieve.
Para të pranishmëve folën zavendëskryetari i PPD-së Hajredin Kaza dhe kryetari i Degës së PPD-së në Gostivar Beqir Beqiri.
Zavendëskryetari Hajredin Kaza theksoi se kjo krizë e rëndë ekonomike e sociale që nuk mbahet mend është rezultat i hazdisjes së madhe dhe harxhimit të pamend të parave të qytetarëve që funskionarë aktualë të qeverisjes VMRO_BDI e kanë bërë gjatë dhjetëvjetështi të fundit.
Një pjesë të fjalimit të tij Hajredin Kaza ia kushtoi edhe kolaicionimit opozitar dhe shprehu keqardhjen e PPD-së se udhëheqës të caktuar të opozitës nisur nga inatet e tyre personale po punojnë për forcimin e rrënjëve të kësaj qeverisjeje antishqiptare. Partia për Prosperitet Demokratik mendon se ende ka kohë për bashkim opozitar dhe i fton të gjitha partitë opozitare të mbrohen nga breshëri varfanjak duke hyrë në një ombrellë politike.
Partia për Prosperitet Demokratik, vazhdoi Kaza, edhe më teej do të punojë për dalje të përbashkët në zgjedhje.