PPRM DO TË NDJEKË DHE REAGOJË NË PARREGULLSI EVENTUALE ZGJEDHORE

182
fresco

Komisioni për ndjekje të parregullsive zgjedhore të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë (PPRM) që ishte formuar në mars të këtij viti vazhdon me punë. Formimi i Komisionit, potencojnë  nga PPRM, është në drejtim të mbrojtjes nga kriminelët ose të tjerëve kundër veprimeve ligjore dhe për ndjekje të parregullsive eventuale zgjedhore që mund të bëhen gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Me Komisionin kryeson  një prokuror publik nga PPRM, ndërsa anëtarët janë katër prokurorë të lartë publik dhe prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

“Ato janë të obliguar ta ndjekin procesin zgjedhor dhe megjithatë për të gjitha rastet për të cilat do të vlerësojnë se japin indikacione për parregullsi të bëra eventuale të japin detyrime për veprim urgjent nga ana e Prokurorive Themelore Publike. Formimi i Komisionit është masë plotësuese e ndërmarrë, e cila zhvillohet paralelisht me mënyrën e deritanishme të ndjekjes së proceseve zgjedhore përmes vendosjes së kujdestarive të veçanta  të prokurorëve publik në Prokurori, e cila vazhdon edhe për këtë proces zgjedhor”, thonë nga PPRM.

Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore  pranë PPRM-së sot mbajti takim pune në drejtim të përforcimit të aktiviteteve lidhur me procesin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

“Qëllimi i takimit ishte të konfirmohet mënyra e komunikimit të ndërsjellë në drejtim të parandalimit dhe veprimit sipas veprimeve kundërligjore që eventualisht mund të bëhen gjatë organizimit dhe zbatimit të procesit zgjedhor më 11 dhjetor të vitit 2016”, potencojnë nga PPRM.

Në funksion është edhe adresa elektronike  izbori@jorm.gov.mk  në të cilën organizatat civile, por edhe qytetarët mund të paraqesin çfarëdolloj dyshime për vepra të bëra penale lidhur me zgjedhjet.

“Të gjitha denoncimet e dërguara në izbori@jorm.gov.mk menjëherë do të ndiqen  deri te komisioni, e cila lëndët do t’i dërgojë  në veprim urgjent te prokurori kompetent publik. Plotësisht, komisioni në bazë ditore do t’i ndjek të gjitha informatat e publikuara në media dhe gjatë njoftimit eventual për parregullsi zgjedhore do të formojë lëndë edhe për  zërat e arritura”, potencojnë nga PPRM.

Comments