Prangoset një italian në Durrës, kishte futur kokainë në çantën e së fejuarës
Italiani Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues në Pistoia të Italisë, u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi në lagjen Nr. 1, Durrës u ushtrua kontroll në automjetin tip Audi me targa AA 625 MT, me drejtues shtetasin D.T., 20 vjeç, banues në Kavajë, dhe pasagjer i arrestuari dhe e fejuara e tij A.T., 32 vjeçe, banuese në Kavajë.
Në çantën e dorës së të resë u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, me peshë prej disa gramësh.
Gjatë pyetjes nga policia, 37- vjeçari italian deklaroi se e kishte futur ai kokainën në çantën e të fejuarës.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.y/noa.al
– See more at: http://www.noa.al/artikull/prangoset-nje-italian-ne-durres-kishte-futur-kokaine-ne-canten-e-se-fejuares/606001.html#sthash.gwPbfAQZ.dpuf