Gianluigi Buffon përsëri do të kalojë në rrugën e Barcelonës. Sonte do të luajë në “Allianz” të Torinos një tjetër ndeshje të Champions-it me Juventusin. Kjo është një “klasike” europiane, e përsëritur shpesh në sezonet e fundit, madje Juventusi dhe Barcelona ishin rivalë në finalen e Berlinit, ku katalanasit triumfuan nën drejtimin e Luis Enrique në vitin 2015.
Ajo që shumë njerëz nuk e dinë, shumica e tifozëve të të dy ekipeve, është fakti se portieri ndërkombëtar axurr mund të kishte qenë lojtar i Barcelonës. Ai nuk pranoi me mirësjellje ofertën e Barçës, duke qëndruar asokohe te Parma. Drejtori i atëhershëm dhe ish-menaxheri Anton Parera, përfundoi me një shtrëngim duarsh të përzemërta dhe një përgjigje të Buffonit: “Ju falënderoj për ofertën, por unë kam arritur tashmë një marrëveshje me Juventusin”.
Samiti i improvizuar me këtë rast u ndoq nga Josep Maria Minguella, si dhe president i klubit dhe kompanisë “Parmalat”, pronari i klubit, Calisto Tanzi. Historia e këtij samiti është se Gianluigi Buffon i Parmës në atë kohë i dha një kartolinë me autograf, me firmën e tij, duke falënderuar Joan Gaspart, atëherë president i klubit. Në dedikim lexohej: “Me gjithë dashurinë time për presidentin Joan Gaspart.” Ai nuk u thellua shumë dhe u tha të pranishmëve në takimin: “Kjo është e gjitha dëshirë e tij për të qenë pjesë e Barcelonës sime”. Një kujtim që edhe mund të përfshihet në muzeun e Barcelonës.
Vite më vonë, Gianluigi Buffon, në një intervistë për “Sportmediaset”, bëri një përmbledhje të karrierës së tij dhe pranoi se në vitin 2001, kur ishte 23 vjeç dhe portier i Parmës, kishte qenë në gjendje për të nënshkruar me Barcelonën. Portieri legjendar italian ka thënë: “Para se të bashkohesha me Juven mund të shkoja te Barcelona, por babai im më ka këshilluar të zgjidhja bardhezinjtë. Unë nuk jam i penduar për atë zgjedhje, për shkak se “Zonja e Vjetër” më ka dhënë shumë sadisfaksione, ndërsa Barcelona në atë kohë nuk ishte kjo e tanishmja”./telesport/