Prej nesër ndihmë për të prekurit nga vërshimet do të dhurohet edhe nëpër posta
– Posta e Maqedonisë prej nesër deri më 31 gusht do t’i hapë njësitet e veta në rrjetin postar për grumbullimin e ndihmës humanitare për rajonet e prekura në rrethinën e Shkupit.
“Ndihma në ushqim zë konservuar, ushqim për fëmijë dhe pelena, mjete higjienike dhe për dezinfektim, qytetarët human do të mund t’i lënë në cilindo njësit postar në Posta e Maqedonisë në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e sotme të Posta e Maqedonisë.
Prej atje theksojnë se shpërndarja e ndihmës humanitare do të kryhet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë