Prekëse: U pyet për djalin e tij të sëmurë, ylli i Juventusit shpërthen në lot (Video)

Leonardo Bonucci është emocionuar edhen jë herë tejmase, duke folur për djalin e tij, Mateon.
Pasi u pyet për gjendjen e të birit, i cili lufton një sëmundje të rëndë, Bonuccit iu mbushën sytë me lotë.
“Tani ai është më mirë. Ishte një gjë që më bëri të mësoj për t’iu dhënë rëndësinë e duhur gjërave. Matteo ka dëshmuar që është një luftëtar. Ai nuk hoqi dorë kurrë dhe nuk u dorëzua. Ai bëri mrekulli duke i bashkuar tifozët e të gjitha ekipeve”, deklaroi Bonucci.
“Tani situata është përmirësuar. Matteo është më mirë dhe kjo ka rëndësi”, shtoi Bonucci, i cili falënderoi të gjithë tifozët italianë për mbështetjen që ia kanë dhënë atij dhe familjes, në një periudhë shumë të vështirë.