Premier League/ Siti s’njeh ndalesë, zhgënjejnë Arsenali e Liverpuli (rezultatet dhe renditja)

226
fresco

Premier League/ Siti s’njeh ndalesë, zhgënjejnë Arsenali e Liverpuli (rezultatet dhe renditja)
Kampionati i Premier League luajti javën e tij të 17-të, Mancester Siti ka marrë fitoren e 15 radhazi dhe të 16-ën në total, në 17 javë të Premier Leagues. Skuadra e Guardiolës triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Sëansea-t, ku vendosën dopieta e David Silvës dhe golat e De Bruyne dhe Agueros. Fitore të thellë mori edhe Leicesteri në transfertën ndaj Southamptonit, me rezultatin 1-4. Mahrez, King dhe Okazaki dy herë, shënuan në portën e vendasve, ndërsa për Southamptonin ishte Yoshida që dërgoi topin në rrjetë. Manchester United i falet golit të Romelu Lukakut në pjesën e parë, për të marrë 3 pikët ndaj surprizës së Premier Leagues, Bournemouthit. Skuadra e Mourinhos tregoi shumë dëshirë për t’u rikthyer te fitorja, pas humbjes në derbin e para 3 ditëve, por nuk arriti të konkretizonte më shumë se një herë në portën e miqve.

Edhe Totenhami triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Brightonit, 3 ditë para sfidës më të rëndësishme të fundjavës, asaj ndaj City-t të Guardiolës. Aurier në pjesën e parë dhe Son Heung-Min në të dytën, shënuan dhe i dhanë 3 pikët skuadrës londineze. Mesjava nuk ka qenë aspak e këndshme për Liverpoolin, që për të dytën ndeshje radhazi në “Anfield Road”, ndalet në barazim. ‘The reds’ nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetën e portës së West Bromit, ndonëse krijuan disa mundësi të mira. Barazim pa gola mori edhe Arsenali në transfertën ndaj West Hamit të rilindur. Premier League kryesohet bindshëm nga Manchester City me 49 pikë, 11 më tepër se Unitedi i vendit të dytë. Në vendin e 3-të renditet Celsi me 35 pikë dhe në të 4-tin Totenhami e Liverpuli me 31. /Pamfleti.com

Ndeshjet e javës së 17-të në Premier League

Të martën

Burnley 1 – 0 Stoke City

Crystal Palace 2 – 1 Watford

Huddersfield Town 1 – 3 Chelsea

Të mërkurën

Newcastle United 0 – 1 Everton

Southampton 1 – 4 Leicester City

Swansea City 0 – 4 Manchester City

Liverpool 0 – 0 West Bromwich Albion

Manchester United 1 – 0 AFC Bournemouth

Tottenham Hotspur 2 – 0 Brighton & Hove Albion

West Ham United 0 – 0 Arsenal

Renditja

1 Manchester City 49

2 Manchester United 38

3 Chelsea 35

4 Tottenham Hotspur 31

5 Liverpool 31

6 Burnley 31

7 Arsenal 30

8 Leicester City 26

9 Watford 22

10 Everton 22

11 Southampton 18

12 Huddersfield Town 18

13 Brighton & Hove Albion 17

14 AFC Bournemouth 16

15 Stoke City 16

16 Newcastle United 15

17 West Bromwich Albion 14

18 Crystal Palace 14

19 West Ham United 14

20 Swansea City 12

Comments