Preshevë, dardha lulëzon në vjeshtë, konsiderohet shenjë e keqe (Foto)

362
fresco

midle
dardha-presheve

Një dukuri jo aq e shpeshtë është vërejtur në Preshevë. Një dardhë si duket ka ngatërruar stinët, sepse deri sa në disa degë të sajë piqen frytet, në degët tjera të saj kanë lulëzuar lulet. Fotografinë e ka postuar në facebook profesori i njohur shqiptar, Alixhemal Salihu, shkruan Gazeta Lajm.

“Dardha që “e ngatërroi” stinën!!!! kjo dardhë në kopshtin tim lulëzoi në këtë fillim vjeshte – dukuri e rrallë – por që ndodh herë pas here!!!!”, ka shkruar profesori Salihu në facebook. Sipas gojëdhënave, lulëzimi i pemëve në vjeshtë ose dimër konsiderohet si shenjë e keqe.

Comments