Presidenti bullgar, Radev: Vendi im do të jetë gjithmonë i angazhuar për sigurinë e Kosovës

3,440
fresco

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka nisur vizitën e tij dy-ditore në Kosovë. Radev është pritur me nderime shtetërore nga homologia e tii, Vjosa Osmani.

Në konferencën e përbashkët ata shprehen gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë.

Osmani u shpreh falënderuese për shtetin e Bullgarisë dhe mbështetjen e vazhdueshme duke filluar nga vitit 1999 e deri më tani.

Ajo tha se Bullgaria ka qenë njëri prej shteteve të parë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kosova si vend demokratik, si një vend qe ndan vlerat e përbashkëta më ju mbetet e palëkundur si dhe do të hapim kapituj të ri të bashkëpunimit të cilat do të fuqizojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve”, ka thënë Osmani.

midle

Ndërsa, Presidenti bullgar tha se ndanë bindje të plotë për bashkëpunimin në shumë fusha të ndryshme.

Radev theksojë se biseduan me homologen e saj, Vjosa Osmani, për hapjen e një dhome tregtie e cila shërben për realizimin e tregtive të përbashkëta.

“Vizita ime zyrtare pikërisht një vit pas një bisede të frytshme që patëm në Sofie tregon më shumë për angazhimin tonë. Ne ndajmë bindje se ndërlidhja dhe bashkëpunimi ekonomik janë kyç. Duhet përshëndes përpjekjet e dy palëve që mund të kemi një dhomë tregtie mes dy vende që të mund të realizojmë tregtitë tona të përbashkëta”, vijojë Presidenti.

Kreu i shtetit bullgar gjithashtu deklaroi se vendi i tij do të jetë gjithmonë i angazhuar për sigurinë në Kosovë, derisa potencoi që vazhdon të jap angazhimin që Kosova të anëtarësohet në BE.

“Bullgaria është njëra prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës. Bullgaria do të vazhdojë të jap angazhimin e saj për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në BE. Përshëndes përpjekjet që bën Kosova. Bullgaria do të jetë gjithmonë e angazhuar për sigurinë e Kosovës. Ne konstatuam se Sofia dhe Prishtina i ndanë vetëm një distancë me kilometra”, theksojë Radev në konferencën e përbashkët për medie./IndeksOnline/

Comments