Presidenti Erdogan viziton në spital policët e plagosur (Foto)



Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar dje policët e plagosur në shpërthimin e mbrëmshëm në Stamboll.
Shpërthimi në fjalë ua ka marrë jetën 38 personave dhe lënduar 166 të tjerë.
Këto shpërthime ndodhën rreth orës 23:00 me orën lokale dhe sipas deklaratave zyrtare, kishin në shënjestër policinë.
Të dyja shpërthimet ndodhën 2 orë pasi në stadium kishte përfunduar ndeshja mes skuadrave të Besiktas-it dhe Bursaspor-it. Deri më tani, janë kryer 10 arrestime, ndërkohë që vendi ka nisur ditën kombëtare të zisë.