
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka fyer rëndë Kishën Katolike duke e quajtur organizatë të korruptuar, të mbushur me m*** dhe duke akuzuar priftërinjtë për abuzim seksual.
Ai ka akuzuar kishën, peshkopët dhe priftërinjtë e saj dhe ka shtuar se edhe ai vetë ishte abuzuar nga një prift gjatë kohës kur ishte student në Ateneo de Davao, transmeton arbresh.info.
Duke folur për familjet e Forcave Speciale të veprimit që kanë vdekur në Mamasapano në 2015, Duterte ka këshilluar ata të lexojnë ‘Altar of Secrets’ nga Aries Rufo, në mënyrë që të zbulojnë të vërtetën mbi Kishën Katolike.
“Unë e sfidoj Kishën Katolike”, ka thënë ai. “Je një vend i shëmtuar, plot m***, mban erë të keqe dhe je plot me korrupsion”, ka thënë ai.
Mëgjithatë, përkundër të urretjes ai tha kishte dicka të përbashkët me Kishën. Ato janë gratë. Sipas tij, Bishop Teodori Bacani kishte dy gra, sikurse edhe ai.
Zyrtarët e kishës janë në mesin e atyre që e kanë kritikuar presidentin populiste për qëndrimin e tij dhe kanë kundërshtuar vrasjet e personave nën ndikimin e drogës.
Prej ditës që kur Dueterte morri mandatit e Presidentit, në Filipine janë vrarë 6 mijë njerëz të dyshuar si shpërndarës dhe konsumues të drogës./Arbresh.info