Presidenti i Bayernit të Mynihut plas deklaratën e rëndë kundër Kosovës

375

Presidenti i Bayernit të Mynihut plas deklaratën e rëndë kundër Kosovës

Në një intervistë me Sport1.de, presidenti i klubit të madh bavarez, Bayern, është i shqetësuar për numrin e madh të ndeshjeve të kombëtares gjermane, pasi sipas tij ky numër i madh i ndeshjeve po e dëmton direkt edhe skuadrën e Bayern Munchen.

“Tani do të kemi 40 për qind më shumë ndeshje kualifikuese se sa më parë, dhe ne kemi një fazë të dytë të stinorit shumë të ngarkuar për lojtarët tonë”, deklaroi Rummenigge.

Ai po kërkon që Gjermania apo skuadrat me koeficient të lartë në FIFA, të mos kenë detyrim të luajnë ndeshje ndaj skuadrave shumë më të vogla, raporton Insajderi.

61-vjeçari ka një plan konkret për kalendarin e ndeshjeve të kombëtareve, dhe reduktimin e ndeshjeve.

“Tani ne jemi duke luajtur ndaj San Marinos, Kosovës apo Gjibraltarit, dhe e pyes vetën përse nuk ka kualifikime për skuadra kaq të vogla?”, shprehet presidenti i skuadrës së Bayernit.

Gjermania fitoi me rezultat 8-0 ndaj San Marions, në një ndeshje që u zhvillua të premtën në kuadër të kualifikueseve për Botërorin e ardhshëm, i cili mbahet në vitin 2018 në Rusi.

Pas kësaj fitore të Gjermanisë ka reaguar edhe sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, i cili vëri në diskutim nevojën për tu zhvilluar këto ndeshje.

“Ndeshje të tilla janë vetëm për skuadrat e vogla. Në anën tjetër, si futbollist, është shumë e vështirë të qasesh në ndeshje të tilla”, deklaroi Muller pas përfundimit të ndeshjes, që u zhvillua për 90-minuta vetëm në njërën portë. “Natyrisht, aty nuk kishte të bënte asgjë me futbollin profesionist”.

Comments