Presidenti i Chapecoense, Tozzo: Ja si do rindërtoj klubin pas tragjedisë


“Chapecoense dhe 200 mijë banorët e saj janë zhytur plotësisht në një plagë të dhimbjes së paharrueshme”. Kështu e nis intervistën për të përditshmen spanjolle “Marca” presidenti i klubit brazilian të Chapecoense, Ivan Tozzo duke nënvizuar se kjo situatë duhet të kalohet sa më shpejt.
Ai ka konfirmuar se ka një plan projekt për të ndërtuar sërish klubin dhe për të prekur suksesin, shkruan Syri.net.
“Ne jemi duke zhvilluar një projekt të ri për të ngritur të gjithë strukturën e klubit. Nuk është e vetmja pune të gjejmë lojtarë por duhet një punë e madhe menaxhuese për trajnerët, stafin dhe shumë persona të tjerë për të formuar sërish një skuadër profesionale. Mendoj se do t’ia dalim që Chapecoense mos ndalojë këtu por të vazhdojë rrugën drejt suksesit”, u shpreh ai.
Duke folur për të ardhmen Ivan Tozzo theksoi se nuk i pëlqen mëshira nga klubet e tjera dhe do të kërkonte që sezonin e ardhshëm skuadra e tij të shihet thjesht si një konkurrent i radhës.
“Tashmë sfida më e madhe e imja është të rindërtoj klubin dhe të prekim sukseset ashtu sic bëmë me ekipin që u përfshi në tragjedi. Nuk dua që klubet kundërshtare sezonin e ardhshëm të na shohin për mëshirë por dua të gjithë ta kalojmë këtë dramë të madhe. Ne nuk do të lejojmë askënd të na japë rezultate për hir të tragjedisë n