Presidenti i Kosovës u “hyp skijave” (Foto)

259

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook se pas nënshkrimit të Ligjit për Investime Strategjike ka vizituar sot Brezovicën ku edhe ka skijuar.

“Pasi që nënshkrova Ligjin për Investime Strategjike, vizitova Brezovicën, margaritarin e Ballkanit. Kalova ditë të bukur në skijim dhe pata takim pune me stafin e Qendrës së Skijimit”.

“Jam i përkushtuar që bashkërisht të punojmë, të sjellim investime dhe Qendrën e Skijimit ta bëjmë atraktive për këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar ai.

Comments