Përfaqësues të “Qatar Sport Investment” (IQS), që udhëhiqet nga Naser Al Kelaifi, presidenti i PSG-së, do të takohen brenda ditës së sotme me krerët e klubit anglez të Leeds United, për të arritur një marrëveshje për blerjen e skuadrës që luan në Championship.
Siç raporton “L’Equipe”, ky lajm është zbuluar nga “Financial Times”, para disa kohësh, por nuk është pranuar nga palët.
LEXO EDHE:
Etrit Berisha: Eksperienca e Rejës do na ndihmojë
Gazeta franceze ka nxjerrë detaje të reja dhe ka publikuar lajmin se sot do të ketë një takim mes palëve.
Përfaqësuesit e IQS së bashku me Naser Al Kelaifin, do të takohen në Doha, me njerëzit e Leedsit për të folur mbi blerjen e klubit anglez, i cili në të shkuarën ka arritur në Ligën e Kampionëve.
Leeds United prej disa vitesh luan në Divizionin e Dytë të Anglisë, duke mos arritur të ngjitet dot në Premier Ligë.
Sezonin që lamë pas ishte shumë pranë, por në ndeshjet deçizive dështoi të kapte elitën.