Urim SALIHU
Nuk më bën përshtypje nëse Presidenti është pro VMRO, pro LSDM kjo fare pak ka rëndësi.Por funksioni që ka nuk duhet t’ia lejojë këtë dhe të gjithë e kanë të qartë se cfarë funksioni është të jesh kryetar shteti .Por tragjikja në këtë rast është se ai është jashta orbitës.Ai është një president me telekomandë dhe aq më tepër i papranueshëm nga shumica e qytetarëve .Tjetër fjalim do kishte nëse do bëhej fjalë për VMRO-në e tij, por platforma shqiptare ishte një arsye qesharake por nxitëse dhe neveritëse.
Ai kurrë nuk flet si president shteti, por si lider i telekomanduar partie.
Ai në vend që t’a nxjerrë vendin nga kriza që i godet qytetarët dhe jo politikanët sepse ata kanë aq pasuri sa të mbijetojnë qindra vite, ai krijon tensione dhe deklarata jo vetëm që nxitin njerëzit në Maqedoni, por acarron marrëdhëniet edhe me fqinjët.
Maqedonasve u vjen mirë kur rrjepin xhepat e shqiptarëve, atëherë cdo gjë është e pranueshme për t’a.Por gjuha jo, të drejtat jo .Ky është ai regulli i mbrapshtë i tyre .Por kur zihen ngushtë në luftën për pushtet me njëri-tjetrin, gjithmonë gjërat i orientojnë te nacionalizmi i tyre i sëmurë ndaj shqiptarëve.
Pavarësisht kësaj shqiptarët nuk duhet akuzuar rreth platformës.Fakti qe dhane nenshkrimet, puna e tyre mbaroi.Partitë shqiptare duhet të reflektojnë dhe bashkëveprojnë në situata kur kombi i tyre po përbuzet, nëncmohet.Nuk ka rëndësi nëse platforma u bë në Tiranë apo Shkup.Kudo të bëhej Ivanov nuk i jepte mandatin Zaevit.Ishte vetëm një arsye e ulët platforma për mos mandatuar liderin e LSDM-së.