Presidenti Meta kërcënon Ramën: Hiq dorë nga shantazhet, do përballesh me pasoja

309

Presidenti Ilir Meta deklaroi për mediat se më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet.

“Rama të tëhqiet, nuk del dot para ligjit. Jam durim plote pavarësisht që kanë kaluar gati dy javë që nga hapja e dritares për dialog dhe reflektim. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar. Por të jetë e qartë se Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake.

Por kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron zgjedhje partiake presidenti nuk ndërhyn. Kjo të jetë e qartë. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datë zgjedhje ai është Presidenti. Kush vepron me paligjshmëri do të marri atë që i takon” ka thënë Meta.

Comments