Presidenti Obama i ofron ndihmë shtetit turk pas tragjedisë së mbrëmshme
Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur ngushëllime për sulmin që ndodhi në Stamboll dhe drejtoi ekipin e tij për t’ju ofruar ndihmë autoriteteve turke, thuhet nga Shtëpia e Bardhë, shkruan The Telegraph.
“Presidenti shprehu ngushëllimet për ata që humbën jetën, dhe ka drejtuar ekipin e tij për të ofruar asistencën e duhur ndaj autoriteteve turke, sipas nevojës”, ka thënë Eric Schutz, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë,, transmeton Klan Kosova
Ndërsa, Ned Price, zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë sulmin.

