Presidenti serb: Kemi qenë të sulmuar e bombarduar nga NATO më 1999, pa arsye

108

serb

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë se nuk janë të interesuar të anëtarësohen në NATO, paralelisht tentimit për t’iu bashkangjitur Bashkimit Europian.

“Kemi qenë të sulmuar e bombarduar nga NATO më 1999, pa arsye. Kjo ka pasur pasoja të mëdha, në ekonominë tonë, por edhe në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. I sigurt flas në emër të shumicës së qytetarëve kur them se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për Al Jazzera, transmeton Koha.net.

Në qoftë se NATO është aleancë mbrojtëse, sipas Nikoliqit, nuk duhet të jetë Serbia anëtare e NATO-s, sepse Serbia nuk dëshiron askënd ta sulmojë.

Comments