Presidentja hesht, Kryeministri larg: Tri lajme të rëndësishme, për të cilat askush s’e çeli gojën

164

Vizita e kryeministrit Kurti në Amerikë, është aq e gjatë, saqë rrjeti është mbushur me meme, duke e portretizuar kryeministrin, kryesisht si turist. Përveç takimit me këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan, takime të tjera që mund të mbeten në mbamendjen politike, zor se mund të numërohen. Po, janë të rëndësishme edhe takimet me senatorë e kongresistë, por jo të jashtëzakonshme për një Kryeministër.

Presidenten e kemi këtu, por Presidentja s’folë. Madje, dje e vërejtëm një gjë të hidhur në Redaksi: Në momentin kur diskutuam që të nisnim pyetje drejt Presidencës lidhur me reagimin e QUINT-it për Manastirin e Deçanit, e pamë se ka humbur edhe gatishmëria në mesin tonë, pra të gazetarëve, që ta pyesim President©ën për ndonjë gjë. Sepse, çkado që i pyesim, rrallë ose kurrë nuk na kthejnë një përgjigje.

Vetëm dje, të premtën e 20 majit 2022, kur kryeministri vazhdon të mos jetë në Kosovë, kanë ndodhur disa zhvillime të rëndësishme, dhe për të cilat, Presidentja që –megjithatë – ndodhet në Kosovë, heshtë:

Moebel THEMA

–Kosova nuk u fut në rend të ditës për diskutim lidhur me anëtarësimin në Këshillin e Evropës: Në Torino të Italisë, dje ministrat e jashtëm të Këshillit të Evropës, nuk e futën në diskutim aplikacionin tonë për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm. Madje, sipas raportimeve, gjasat janë që kjo të mos ndodhë deri fiks sot një vit.

–Manastiri i Deçanit: Përkundër që reagimi i shteteve të QUINT-it, që pronësia e tokës t’i bartet Manastirit, sipas vendimit të Kushtetueses, u lexua si reagim që përkonte në përvjetorin e këtij vendimi, reagimi, poashtu doli edhe në ditën kur dështuam të ishim në agjendën e pikës më lartë, pra në agjendën e ministrave të jashtëm të KE-së. Interpetime kishte se, Manastiri i Deçanit, po bëhet kushti tjetër që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

– Protesta e Sindikatave: Mijëra protestues dje kanë mbushur sheshet kryesore të Prishtinës, duke marshuar drejt objektit të Qeverisë. Madje dje, nuk punuan shkollat në Kosovë. Nëse ndalemi vetëm te arsimi, fëmijët tonë kanë disa ditë që kanë humbur si pasojë e koronavirusit dhe që s’janë zëvendësuar ende. Sindikalistë të të gjithë sektorëve, duan Ligjin e pagave, rrjedhimisht, paga më të mira.

Këto ishin vetëm zhvillimet e së premtës, të të gjithë javës, nuk po i numërojmë fare. Derisa ato kanë ndodhur, kryeministri ishte nëpër Luginën e Silikonit e Presidentja në eventet e modës. Kur t’jenë të lirë, shpresojmë se do të flasin./PERISKOPI/

Comments