Presidentja Osmani thërret kryetarët e partive për diskutimin e shumicës parlamentare

108

PDK konfirmon pjesëmarrjen tek presidentja Osmani

Partia Demorkatike e Kosovës ka konfirmuar për rtv21 se ka pranuar ftesë nga presidentja Osmani për takim konsultativ të premtën nga ora 12:00.

Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku, tha se në takim do të marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniq.

‘’Po, e kemi marrë ftesë dhe kryetari do të marrë pjesë” tha Çitaku./RTV21/21Media

AAK konfirmon se Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim tek presidentja

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të marrë pjesë nesër në takim tek presidentja Vjosa Osmani.

Për RTV21 kjo u konfirmuar nga Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli. Takimi është thirrur për mundësinë e krijimit të një shumice tjetër parlamentare për formimin e Qeverisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina për rtv21.tv ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet nesër nga ora 12:00.

Takimi është paralajmëruar që nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti./21Media

Comments