Prezantim i shkëlqyer i Gjimnazit “7 Marsi” në Panairin e Vushtrrisë

809

Gjimnazi ” 7 Marsi” ka vazhduar sukseset edhe këtë vit mësimorë .Në kuadër të këtyre zhvillimeve nxënësit së bashku me profesorët e tyre kanë marrë pjesë në Panairin që u zhvillua këtë javë në Vushtrri të Kosovës ku kanë marrë cmime dhe mirënjohje në këtë eveniment mbarëkombëtarë më saktësisht të të gjitha trojeve shqiptare gjithandej shkruan Faktiditor.ch.Ata janë prezantuar në dy lëmi, atë të Fizikës të udhëhequr nga profesoresha Mimoza Izairi dhe Drejtimi Artistik-Art Figurativ.
Mimoza Izairi me këtë rast thotë se ky ka qenë një Panair që do të mbetet në memorien tonë .Sipas saj cdo gjë aty ishte perfekte falë edhe angazhimeve të mëdha që dhanë nxënësit tanë dhe padyshim i gjithë kolektivi i gjimnazit 7 Marsi.” Edhe këtë herë dëshmuam se gjithkund dhe gjithnjë bashkërisht ia dalim mbarë ” shprehet Izairi.
Suad Idrizi dhe Zeqirja Ziberi kishin garuar për tre punimet më të mira në lëndën e Fizikës.


Në anën tjetër Gjimnazi është prezantuar edhe me punimet nga drejtimi artistik-Arti Figurativ

.Profesoresha Nebie Berisha Alimi thotë se nxënësit u prezantuan me gjashtë punime përfshirë këtu katër piktura, një skulpturë dhe një veshje e punuar me materiale recikluese.Nga nxënësja e Drejtimit Artistik u zgjodhë punimi i titulluar :” Portreti i një periudhe të kaltër ” .Profesoresha Nebie Berisha Alimi thotë se vepra e lartëpërmenduar e nxënëses Ajten Zurapi edhe pse kjo e fundit nuk arriti të merr pjesë në këtë Panair , iu dha si një dhuratë tepër e cmuar vetë Panairit. Alimi tha se kjo është një vepër shumë e mirë dhe shpreson në aktivitete tjera në të ardhmen me nxënës të tillë të këtij drejtimi që do ta prezantojnë shkollën në mënyrë dinjitoze sic kanë bërë deri tani.

Ndryshe qyteti i Vushtrrisë ishte qyteti nikoqir i të rinjëve nga te gjitha trojet shqipëtare, me qëllimin e promovimit të ideve inovative, në #7Th Edition ‘Panairi i Shkencës dhe Kulturës’ 2018 në Vushtri.

Në këtë panair 3 ditor, morrin pjesë të rinjtë nga: Tirana, Shkodra, Tetova, Gostivari, Ulqini, Presheva, Bujanovci, Ferizaj, Prizreni, Gjilani, Mitrovica dhe Prishtina.
Ky projekt madhor është mbështetur nga Departamenti i Rinisë./Faktiditor.ch/

Ne panairin e Vushtrise….

Gepostet von SH.M.K Gjimnazi ,,7 Marsi '' Tetove am Donnerstag, 29. November 2018

Comments