Prezantohet Apollo IE, me çmim prej 2.7 milionë dollarësh (FOTO)

338

Apollo Automobile ka krijuar një superveturë të re, të quajtur Apollo IE, të limituar në vetëm 10 njësi.

Kjo veturë, me çmim prej 2.7 milionë dollarësh, pritet që të rivalizojë veturat ekskluzive si Ferrari LaFerrari e Aston Martin Valkyrie.

Apollo IE ka motorin 6.3 litërsh V12 i cili është ndërtuar në bashkëpunim të Apollo’s me firmën tjetër italiane Autotecnica Motori.

Ky V12 prodhon 780 kuaj fuqi, ndërsa ka tre kategori për t’u vozitur, njëra për kohë me shi, tjetra për pista garash dhe njëra për rrugë normale.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.7 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 334 kilometra në orë.

Comments