Prezantuesja “fiket” në Zvicër, 120 euro për një kilogram qershi

Ish-prezantuesja e HRT-së, Tonçica Çeljushka, pas largimit nga televizioni, ka udhëtuar drejt qytetit më të madh të Zvicrës, Cyrih.
Prej aty ajo ka kontaktuar me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka komentuar disa nga çmimet në atë qytet, transmeton Indeksonline.

Në storjen e saj në Instagram, ajo ka postuar një foto me qershi nga tregu, ku shihej çmimi 120 euro për një kilogram.
“Frutë të shtrenjta?! Çfarë mendoni për çmimin e qershive në Zvicër – 120 euro për kg?”, ka shkruar ajo. Përveç kësaj, ajo ka treguar se ka paguar 11 euro për tiramisu./Indeksonline/