Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë

107

Policia e Pejës është deklaruar lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë në lëvizje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Periskopin se në veturë ndodheshin katër persona, burrë, grua dhe dy fëmijë.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Periskopi/

Comments