Prishtina kuqezi në panairin “Blej Shqip”

125

Mëngjesi i kësaj të hëne, nuk është i njëjtë si mëngjeset tjera për Kosovën.

Fryma kuq e zi, e cila i bëri bashkë shqiptarët në ditët më të vështira në gjithë historinë e tyre, jep plotë emocione për qytetarët e shtetit të dytë shqiptarë në botë, sidomos në datën 28 nëntor të çdo viti.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, që nga orët e para të ditës së sotme është mbushur me tregtarët pjesëmarrës të panairit “Blej Shqip”, të cilët i kanë dhënë hijeshi shesheve kryesore.

Të shumtë janë edhe qytetarët që me familjet dhe shoqëritë e tyre ia kanë mësyrë qendrës në këtë ditë feste.

Fotografi i KosovaPress, Jasir Zeqiri, ka zënë disa momente interesante në qendër të Prishtinës, nga orët e para të paradites së sotme.

1234567891011

Comments