Priten lehtësime për bizneset nga Kosova e Shqipëria

281

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u takua me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, me ç’rast u diskutua për lehtësimet që mund t’u ofrohet bizneseve të të dyja vendeve.

Të dyja palët deklaruan se mbledhja e dy qeverive e cila do të mbahet me 27 nëntor të këtij viti, pritet të finalizojë marrëveshjet e arritura.

Ministri Hasani tha se do të fokusohen në fuqizimin e produkteve që importohen dhe eksportohen mes dy vendeve.

Ndërkohë Zëvendëskryeministrja Mesi, tha se së bashku me ministrin Hasani, synojnë që secilën marrëveshje ta finalizojnë me produkte konkrete.

Mesi tha së është mirë që si Shqipëria, ashtu edhe Kosova janë në hapa të njëjtë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Ndërsa theksoi se është duke u punuar që të mos ketë fare pikë doganore në mes të dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve.

Comments