Pritet arrestimi i Çaushit, hodhi gaz në sallën e Komisionit

Tashmë është konfirmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që gazi lotsjellës u hodh nga Nënkryetari Driton Çaushi dhe sipas proçedurave pritet edhe arrestimi i tij. Në këto momente Çaushi është akoma brenda ambienteve të kuvendit dhe pritet nga çasti në çast të shoqërohet në polici.
Policia tashmëka hyrë në objektin e Kuvendit dhe po e kërkon deputetin Çaushi.
Ndërsa Vetëvendosje pas ngjarjes ka deklaruar “Arroganca e pushtetit, që përkundër fakteve të pakontestueshme po insiston në ratifikimin e demarkacionit, do të përballet me rezistencë të fuqishme.”